Eduart Selami, ish kryetar i PD dhe kryetar pë kryetar në zgjedhjet aktale,  tha në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, se Basha ka qenë lideri që ka pasur kredibilitetin më të ulët nga Brukseli dhe SHBA. Sipas tij,  servilët që i rrinë afër, ia mbushin mendjen Bashës se është i barabartë me liderët e tjerë europianë.

“Problemi që s’kupton Basha është se në vend që ta marrë vëmendjen, ai e bën atë rrush e kumbulla. Basha rri me ata servilët, që i thonë se është i pazëvendësueshëm dhe ai kujton se është i barabartë me Merkel dhe liderët e tjerë. Në punët që kanë të bëjnë me reformat substanciale, ka dhënë premtime, siç ishte edhe çadra ku dolëm dhe u përplasëm. Dha premtimin se do të bëhet reforma në drejtësi.

E mbështetëm me çadrën, e cila u kthye në bojkot e pastaj u fut në parlament dhe nga parlamenti u bllokua reforma. Nuk është sekret që ka një ekip në Washington dhe në Bruksel që mbikëqyr punën, prandaj reforma do të bëhet me patjetër. Sepse kjo është në të mirën e Shqipërisë. Kush e pengon këtë, nuk e do reformën”, tha Selami.