Partia më ka dhënë një ‘makinë rrangallë” dhe një shofer që nuk di rrugët e vendit- u shpreh Eduart Selami. ‘SAhikoni kandidatin ‘e ngrirë’. Ka makina, ka eskortë, ka mbështetjen e administratës së Partisë.
“Gara nuk është e barabartë!”- tha Selami
Në bashkëbisedimet me demokratët e Durrësit, Shijakut, Rrogozhinës dhe Fierit, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami, bëri thirrje për bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë, duke theksuar se përçarja nuk ndihmon në ringritje.
Kundërshtari politik, tha Selami, po e shijon këtë fazë, por me mua u shpreh ai, Partia Demokratike, do të ringrihet dhe rifitojë demokratët, elitën dhe shtresat e djathta.
Problemi më i madh në Partinë Demokratike thotë Selami, është prishja e rregullave të lojës. Kur ai të jetë kryetar angazhohet të bëjë një analizë të thellë për të rikthyer funksionimin e bazës.
“Rregullat e lojës janë prishur, në strukturë dhe në funksionim. Unë këtë quaj pikën më të dobët tonën. Prandaj ju them se nëse me 22 korrik nënshkruajmë një kontratë së bashku, dhe jam besim plotë që do të ndodhë sepse modeli që ofroi është bashkëkohorë dhe fitues. Do fillojmë një analizë nga e para në seksion dhe grupseksion për ti rikthyer në funksionim , duke futur konkurrencën, meritokracinë. Ju do të zgjidhni kush do t’iu përfaqësoi në nivel qendrorë dhe lokal”, tha Selami.
Selami konfirmoi shqetësimin për pabarazinë e garës dhe u angazhua se PD, do të ketë në statut nenin që kryetari në rast humbjeje- të dorëhiqet.
“Gara nuk është e përsosur. Hajde të fusim një nen në statut për herët e tjera që nëse kryetari i Partisë nuk fiton, jep dorëheqje dhe nuk kandidon atë radhë për kryetare partie, që të shmangen këto gjëra. Nuk mund të jetë njëri me këpucë, tjetri zbath, njëri kryetarë në detyrë me skortë, ndërsa unë me një shofer që nuk di rrugët”, tha Selami.