Nga: Eduart Selami/
Gara për kryetar të Partisë Demokratike është në kulmin e saj. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë këtë periudhë.
E kam thënë më parë se kjo garë është e pabarabartë nga ana strukturore por është tërësisht e fitueshme.
Unë dua që PD t’i kthehet edhe njëherë vlerave demokratike dhe perëndimore të saj.
Për këtë, i kërkoj zotit Basha të mbajë premtimin që më ka bërë se debatet mes nesh do të bëhen të hapura për mediat dhe për publikun. Kjo nuk ndodhi në debatin e Korçës.
Së dyti, i kërkoj të bëjë publike listën e anëtarëve të Partisë Demokratike të cilët do të votojnë. Nuk ka asnjë arsye që këto lista të mbahen të fshehta, ne nuk jemi parti e jashtëligjshme.
Duhet transparencë. Anëtarët e PD janë krenarë që janë demokratë dhe nuk kanë frikë që të fshehin anëtarësinë ndaj hape partinë zoti Basha!
Veritas.com.al/