Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur sot, 16 qershor, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion.

“Ish kryeministri nuk do të paraqitet në SPAK, për shkak të një gjendjeje gripale. Edhe pse masat ishin marrë për rutinën e përhershme që Berisha organizon kur vjen në SPAK, duket se organizatorët na kanë njoftuar se ish kryeministri nuk do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.”, raportoi gazetari Ermal Vija i ABC NEWS

Ai duhej të paraqitej këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Më 30 qershor 2025, do të mbahet seanca e parë për dosjen e ish-klubit sportiv në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *