Kryetari i Komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura, John McCain ka mbërritur sot në kuadër të një vizite zyrtare në Shqipëri.
Lajmin e mbërritjes së zyrtarit amerikan e bëri të ditur ambasada amerikane në Tiranë, e cila i uroi edhe mirëseardhjen.
McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan dhe do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Vizita e senatorit amerikan vjen në një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të opozitë, ku gjatë qëndrimit në Shqipëri, John McCain pritet t’u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.
Zoti McCain u prit në Rinas nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan Donald Lu.
Në njoftimin e shpërndarë nga ministria e Mbrojtjes thuhet se Kodheli e njohu senatorin me progresin e arritur në fushën e mbrojtjes.
Zoti McCain u prit në Rinas nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan Donald Lu.
/Veritas.com.al/