(FOTO: Tsai Ing-Wen, presidente e Taivanit)/

Senatori i Shteteve të Bashkuara, Ted Cruz është takuar të Dielën me presidenten e Taiwan-it, Tsai Ing-Wen, pavarësisht nga mospëlqimet e diplomatëve kinez

Republikani nga Texas-i , i cili humbi në zgjedhjet primare në Shtetet e Bashkuara përballë Presidentit të zgjedhur Donald Trump, tha në një deklaratë se gjatë takimit në Houston ,të dy diskutuan mbi shitjen e armëve, mbi shkëmbimet diplomatike dhe raportet ekonomike.

“Çuarja më pëprpara e bashkëpunimit mes dy vendeve tona duhet të jetë prioritet, rritja e mundësive të tregjeve taivaneze do të japë përfitim për fermerët e Teksasit, për punëtorët e fermave dhe bizneset e vogla”, tha Cruz në deklaratë.

Cruz shkoi në këtë takim pavarësisht kundërshtimit të Kinës. “Pak para takimit në Houston, delegacioni ynë i Kongresit mori një letër nga konsullata kineze ku iu kërkohet anëtarëve të Kongresit që të mos takohen me presidenten Tsai, dhe të mbështesin “politikën Një Kinë”- tha senatori.

/Veritas.com.al/