Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar gazetari Roland Qafoku. Temë dite në studio ishte krijimi i SPAK dhe masat që priten të ndërmerren pas krijimit të kësaj strukture.

Gazetari Denis Dyrnjaja ngriti një pyetje në drejtim të kolegut të tij Roland Qafoku, kush konsiderohen sipas tij 5 ngjarjet më bombastike që duhet të hetoj SPAK. Qafoku u shpreh se kjo gjë është shumë e lehtë sepse dosjet janë, por sipas tij tërmeti i fundit që preku Shqipërinë ka shumë vend për tu hetuar, CEZ-i gjithashtu. Ngjarjet e 97-tës që lidhen me aferat korruptive të fajdeve duhen të hetohen.

Por ngjarja më flagrante sipas tij na kthen pas në kohë, në vitin 1991. Në parlamentin serb, Shesheli (i cili në atë kohë ka qenë kryetari i partisë radikale serbe) i ka kërkuar llogari Solbodan Millosheviçit (Ish presidenti i Federatës Jugosllave), se ku kanë shkuar 20 milionë eurot që janë dërguar për destabilizimin e Shqipërisë. Millosheviçi është përgjigjur që shiko si është katandisur Shqipëria (i referohet 500 uzinave që janë shkatërruar në Shqipëri pas ndryshimit të sistemeve), ngjarje kjo e konfirmuar edhe nga ish presidenti i asaj kohe Sali Berisha.

“Kjo është me e lehta. Dosjet janë madje ne i kemi bërë publike. Janë 170 dosje që nga prokuroria e krimeve të rënda kanë kaluar tek SPAK. Ne mund të rendisim disa, ne mund ta nisim që nga tërmeti, sepse aty ka shumë abuzime, sepse ai abuzim është bërë, s’është bërë me gjërat e tjera. Po kemi edhe shumë gjëra të tjera si CEZ-i, sidomos krimi elektoral është për mendimin tim një nga më thelbësorët dhe një nga ato gjëra që duhet të dënohet.

Po mendoja madje sot jo vetëm ngjarjet e 97 që lidhen me aferat korruptove të fajdeve por deri tek shërbimet sekrete të huaja që kanë intervenuar në Shqipëri”, u shpreh gazetari”.

Më tej ai shtoi:

“Nuk mund ta harroj kurrë, në një intervistë, madje unë jam marrë me atë. Në vitin 1991 keni parasysh shkatërrimet në Shqipëri në momentin e ndërrimeve të sistemeve, shkatërrimeve në Shqipëri janë shkatërruar 500 uzina. Këtë e ka konfirmuar edhe zoti Berisha që në parlamentin Serb, Shesheli i ka kërkuar llogari Millosheviçit që ku janë 20 milionë dollarë që shkuan për destabilizimin e Shqipërisë. Dhe ai tha ja ku janë, shih si është katandisur Shqipëria. Këtë e ka pranuar Ish Presidenti Berisha dhe ato para janë dhënë në formë ryshfeti, në formë korrupsioni, nuk janë dhënë për gjëra të tjera”, e përfundoi fjalën e tij Roland Qafoku.

VERITAS.COM.AL/