(FOTO: Gazetarët amerikan që investiguan mbi çështjen)/

Shkruan revista amerikane “Mother Jones”

(Vijon nga dje).

Lobistët që punojnë për qeveritë, partitë apo njësi të tjera përtej oqeanit duhet të identifikojnë në raportet e tyre që i dorëzojnë Departamentit të Drejtësisë, emrat e klientëve të huaj për të cilët punojnë dhe pagesat që marrin. Ata duhet të përshkruajnë – edhe në nivele minimale – punën që bëjnë për këta klientë. Por Muzini s’kishte raportuar të gjitha detajet kur ishte regjistruar në fillim si agjent i huaj për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në këtë dosje të rregulluar, Muzini deklaronte se ishte poaguar 675.000 dollarë për punën e tij 3 mujore për Partinë Demokratike. Kjo ëprfshinte edhe 25 mijë dollarë pagesë më 27 Mars dhe një pagesë 500 mijë dollarë në 9 Qershor nga partia shqiptare. Muzini hodhi në bankën e tij një shumë prej 500 000 dollarësh amerikanë disa ditë përpara se të binte dakord me Bashën për të pasur një foto të rëndësishme me Trampin në Miluoki.

Po sipas kësaj dosjeje, një burim tjetër gjithashtu ka paguar Muzinin për projektin e tij me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Raportohej se në 24 mars 2017 Biniatta Trade, një kompani me baza në Edinburg, “kishte kompensuar” Muzinin “për aktivitete e kryera në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë”. Pagesa ishte 150 000 dollarë amerikanë.

Kjo dosje përfshinte një kontratë të pafirmosur që mbante datën 20 Mars 2017 mes Biniatta Trade dhe një kompanie të Muzinit e quajtur Stonington Strategies.

Në përfundim Muzini deklaroi se kishte marrë 675 000 dollarë nga puna e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë – shumë më shumë se 75 000 dollarët që kishte deklaruar në kontratën origjinale me Partinë Demokratike. Por një pjesë e formularit të Muzinit që ishte korigjuar kishte probleme, sidomos në lidh me firmën e tij në kontratën me Biniatta Trade. Në dosje thuhej se ishte Partia Demokratike (jo Biniatta Trade) që kishte bërë pagesën prej 500 000 dollarësh për Muzinin.

Sipas regjistrit britanik të korporatave, Biniatta Trade është e vendosur në Edinburg, në një adresë që përdoret nga 727 kompani. Numri i telefonit britanik në faqen e saj nuk funksionon. Por ky numër telefoni është gjithashtu numër kontakti për një faqe tjetër interneti e quajtur 2Love.Club, një “shërbim takimesh onlajn” që “ofron gra të bukura ukrainase për takime dhe martesa”.

VERITAS.COM.AL/