Shkruan: “Mother Jones”/

Lidhja ruse

Regjistrat britanikë ofrojnë gjurmë të vështira për t’u ndjekur, por që japin të dhëna për përgjigje përfundimtare. Sipas dosjes sonë në regjistrin britanik të korporatave, Biniatta Trade është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp. dhe Liminez Commerce. Secila nga këto firma ishte e kontraktuar në Belize dhe kishte adresë në qytetin e Belizes, të lidhura me disa kompani “fantazmë”. Nuk ka asnjë regjistrim publik për ndonjë aktivitet tregtar as për Asverro-n dhe as për Liminez Commerce. Duket se asnjëra kompani nuk ka një faqe në internet. Edhe Asverro dhe Liminez Commerce janë të kontraktuara për dy kompani britanike të kontrolluara nga dy personale me kombësi ruse.

Një nga dy firmat e lidhur me kompanitë fantazmë në Belize që themeloi edhe Biniatta Trade quhet KF Global Management. S’është e qartë se çfarë bën ky partneritet. Nuk kanë asnjë faqe në internet. Në listën e korporatave në Britaninë e Madhe nuk kanë as numër kontakti telefonik. Kur u krijua në 2014, dy oficerët e kompanisë fantazmë kishin si bazë adresën në Seychelles. Vitin e kaluar, ata u regjistruan në regjistrin britanik të korporatave, ku vihej re një person me kombësi ruse me emrin Konstantin Ferulev që “ndikim të rëndësishëm ose kryente kontroll” mbi firmën. Një tjetër dosje nga regjistrat britanikë të korporatave përfshin një adresë të Ferulevit me seli në qendër të Moskës, ku vihet re se zyra e tij ishte në katin e shtatë. Mother Jones dërgoi një reportet rus në adresën e tij dhe administratorët e ndërtesës i thanë se s’kishte asnjë zyrë në katin e shtatë. (Ashensori shkon deri në katin e 6).

“Do të tronditesha nëse ruset s’do ta përdorinin këtë mundësi për t’i ngatërruar pak gjërat.”

Ferulev, sipas regjistrit rus të bizneseve, është listuar si drejtor i përgjithshëm dhe aksioner kryesor në disa biznese ruse tashmë jo ekzistente. (Ai nuk mund të arrihej që të jepte një koment).

Kompania e dytë britanike që ka Asverro dhe Liminez Commerce – dy kompanitë fantazmë pas Biniatta Trade – kanë përfaqësues Babyonica. Sipas regjistrit britanik të korporatave, Evgeny Sheremetyev, një rus me adresë në Moskë, kontrollon 75 % ose më shumë të të drejtave të Babyonica-s.

Sipas regjistrir rus të korporatave, Sheremetyev ka në pronësi një kompanië shërbimesh ligjore që ka fituar të paktën një kontratë me qeverinë ruse. Ai gjithashti është aksioner në dy firma ruse që kanë të bëjnë me të drejtat e dyqaneve “Subway”.

Për ta përmbledhur: dy kompani fantazmë që formuan Biniatta Trade – që pagoi përpjekjet lobuese të një punonjësi të lartë republikan për llogari të partisë opozitare konservatore në Shqipëri – janë zyrtarë të dy kompanive të tjera që kontrollohen nga dy shtetas rusë.

Lidhjet ruse me Asverro-n dhe Liminez Commerce mund të kenë po ashtu lidhje edhe me marrëdhënien Biniatta trade – Shqipëri.

Menjëherë më pas, Basha, lideri i Partisë Demokratike shqiptare, mbajti një takim që u reklamua shumë me ambasadorin rus në Shqipëri, gjë që shkaktoi pak trazira. “Ishte një kalim i madh për një politikan që të anagzhohej hapur me Rusinë”, vëren Fred Abrahams. “Për shkak të qasjes pro amerikane që ka Shqipëria, as që do çohej nëpër mend që një politikan ta bënte këtë më parë.” Rama e akuzoi opozitën për mbështetje nga të huajt.