Nga Misela Patrioti
Sexi dhe Intimiteti
Ju mund të keni intimitet me ose pa seks, dhe gjithashtu mund të keni marrëdhënie seksuale me ose pa intimitet. Sexi me intimitet është “motorri” që bën të mundur që marrëdhënia të jetë e shëndetshme dhe e lumtur. Mungesa e intimitetit dhe e sexit tregon që marrëdhënia është duke u mbajtur nga diçka e sëmurë, ndoshta frika, varësia reciproke. Sexi na ofron një mënyrë të mrekullueshme për t’u lidhur me dikë dhe për të përjetuar momente ekstaze dhe ndjeshmërie të lartë. Intimiteti është përvoja e afrimitetit të vërtetë me dikë tjetër, duke e njohur vërtetë atë person, ajo lartëson sëksin në diçka shpirtërore. Ajo e kthen tërheqjen fizike në një akt dashurie.
Në momentin që ne e gjejmë veten në fushën e intimitetit , ne kemi humbur kontrollin tonë në mënyrë klasike, pasi ne jemi përfshirë emocionalisht, personi që ju ka brë të përfshiheni në këtë “vorbull” mundet të bëhet dhe burimi i dhimbjes tuaj pafund.
Askush nuk mundet t’ju lëndojë më shumë se personi me të cilin keni afrimitet
Paradoksi i madh i intimitetit mund të lënë çifte hutuar. Ju me të vërtetë po përjetoni dashurinë e tij/saj por kritika të dhemb më shumë.
Kur ju dashuroheni, së pari dashuroheni me dashurinë, pastaj me personin
Sfida e intimitetit është kur dashuroheni me një person, pastaj kryeni marrëdhënie me të, dhe kjo gjë mund të bëhet.
Sexi pa dashuri
Sexi pa dashuri mund të jet i bukur për shumë veta, ju mund të keni pasur probleme me të afërmit tuaj apo me partnerin/ partneren tuaj dhe kjo mund të jeni rrëmbyer dhe të keni kryer marrëdhënie me dikë tjetër. Por kjo mbetet diçka sipërfaqsore, mund t’ju sjellë humor të përkohshëm, por do mbeteni të paqëndrueshëm.
A mund të gëzojnë marrëdhënie seksuale me dikë që ju bën të ndiheni kaq të paqëndrueshme?
Kur ne jemi intimë , atëherë ne kemi krijuar një histori së bashku. Kujdesi për ta shtohet çdo ditë, ne e mendojmë veten si pjesë të pandarë të jetës tonë, duam që ata të të ndihen mirë që ju kanë.
Për disa, duke hequr dorë nga intimiteti është zgjidhje, kjo nuk është një zgjedhje optimale, por mund të funksionojë, në mënyrë të tillë ata mbajnë diçka sipërfaqësore, pa angazhime, kryejnë sex të pakomplikuar , dhe jo të veçantë, kështu asnjë nga partnerët nuk lëndohet, pasi ata nuk kanë afrimitet, bëjnë diçka që i jep kënaqësi të momentit dhe kaq.
Pa intimitet , ju keni kontroll
Shumica e terapistëve të seksit thonë se shumica e këtyre çështjeve janë psikologjike dhe jo mekanike. Nëse keni përjetime apo kujtime të shkuara që ju kanë lënë pasoja, atëherë ju nuk mund të jepni 100% nga vetja kur kryeni sex. Ju duhet t’I flisni këto shqetësime me partnerin që ju të përfshiheni dhe ta përjetoni sexin.
Të kesh një partner/e të dytë
Disa preferojnë të kenë dikë jo formal që e mbajnë vetëm për të kryer marrëdhënie, kënaqësia e të pasurit “dikë tjetër” mund të jetë vetëm sex, por nga ana tjetër partneri/ja që e keni në krah mund të kuptojë indiferencën tuaj dhe të shqetësohet, kjo gjë do të reflektojë në intimitetin tuaj dhe si rrjedhojë sexi nuk do të jetë i plotë dhe i kënaqshëm. Ju do të humbni afrimitetin, dhe më pas do ta vuani humbjen e tij/ saj. Si përfundim ju do të mbeteni të papërqëndruar, do të ndiheni bosh dhe do të vuani.
Intimiteti është një dhuratë e mrekullueshme dhe një sfidë e vërtetë.
Kjo kërkon punë, dëshirë dhe angazhim. Ju duhet të zhvilloni besimin me partnerin tuaj, besimi duhet ushqyer vazhdimisht, dhe në mënyrë të tillë ju e dini që pavarsisht se çfarë ndodh sot apo nesër, ju do të ndiheni të sigurt. Kjo është një detyrë fisnike.