Për të shmangur trafikun e rënduar gjatë sezonit turistik, policia ka vendosur që të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në autostradën Tiranë-Durrës nga ora 06:00-22:00.

“Për qëllim të mbarvajties së sezonit turistik Verë 2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë marra masat:

Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, në segmentet Rrugorë,

Autostrada Tiranë – Durrës

Vorë – Rinas

Mjetet e tonazhit të lartë mund të kalojnë në segmentet Rrugorë,

Tiranë – Ndroq – Durrës

Tiranë – Kamëz

Këto masa do të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit turistik Verë 2017

Policia bën thirrje që të gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e rregullave të përcaktuara në Kodin Rrugorë, duke mbajtur distancat e sigurisë midis mjeteve dhe respektimit të limiteve të shpejtësisë.” thuhet në njoftim.

Veritas.com.al/