Guido Crosetto, ministri italian i Mbrojtjes i pranishëm në ceremoninë mbajtur në Kuçovë për hapjen vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se përurimi i bazës së NATO-s në Kuçovë, një pikë kthesë edhe për rajonin.

“Ky moment shënon një pikëmbërritje në bashkëpunimin me Italisë dhe Shqipërisë dhe një pikë kthesë për mbarë rajonin. ky përurim mbërrin në një moment ndryshime të mëdha. Prania ime këtu tregon edhe mbështetjen e Italisë. Rrugëtimi drejt demokracisë i Shqipërisë nisi viti më parë. Një rrugëtim që ka tipare të përbashkëta me Itali dhe që vazhdojmë ta bëjmë së bashku më përkushtim.

Italia e ka mbështetur me forcë vendimin e Shqipërisë, për t’u anëtarësuar ën BE. Gjesti që bën Italia është shenjë e pastër e një miqësie të thellë dhe një vullneti për të ndërtuar një bashkëpunim më të fortë. Dhe bashkëpunimi në mbrojtje është një shtyllë themelore. Përurimi i bazës në Kuçovë është një pikënisje për bashkëpunime në të ardhmen. Sot është një mesazh i qartë baza për angazhimin tonë për të përballuar sfidat e të tashmes dhe të të ardhmes. Horizonte të tjera bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë na presin. Rroftë Shqipërisë”, tha ndër të tjera ministri italian i Mbrojtjes./