(Foto: Donald Trump dhe Barack Obama më 10 nëntor 2016 në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington)/
Barack Obama ka bërë thirrje për një lloj bashkimi të shenjtë ndërkombëtar për ta kthyer Moskën në rrugë të drejtë dhe për ta ndaluar atë të ndërmarrë masa destabilizuese në vendet e huaja.
“Miqtë dhe aleatët” e Shteteve të Bashkuara duhet “të punojnë së bashku për të kundërshtuar përpjekjet e Rusisë që synojnë të pengojnë praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të ndërhyjnë në procesin demokratik”, ka deklaruar Barack Obama.
Sanksionet e vendosura nga Obama më pak se një muaj para se ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë janë një gur në kopshtin e zotit Trump, i cili nuk beson në ndërhyrjen e Moskës dhe është për marrëdhënie më të ngrohta amerikano-ruse.
Por Obama e di edhe që shumë liderë republikanë nuk janë të një mendjeje me pasardhësin e tij dhe janë pro sanksioneve kundër Moskës.
Paul Ryan, Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, i mirëpriti masat e shpallura, duke vlerësuar se ato ishin madje shumë të “vonuara”.
John McCain dhe Lindsey Graham, dy “skifterët” republikanë të Senatit, mendojnë se Moska poi a hidhte paq dhe premtojnë se “do ta udhëheqin ofensivën në Kongresin e ri për të vendosur sanksione më të forta”.
Obama ka urdhëruar një raport të plotë mbi piratimet informatike të kryera gjatë fushatës presidenciale që do t’i dorëzohet atij para largimit nga Shtëpia e Bardhë.