Nga: David Brunnstrom dhe Jack Kim, Reuters

SINGAPORE – Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së Mike Pompeo tha të shtunën se shpresonte që amerikanët e ndaluar në Turqi do të liroheshin “në ditët e ardhshme”, pas një takimi me homologun e tij turk në Singapor,per të cilin të dy palët thanë se ishte konstruktiv.

Uashingtoni më parë këtë javë vendosi sanksione ndaj dy ministrave turq për rastin e Andrew Brunson, një pastor i SHBA nën hetim në Turqi për mbështetjen e terrorizmit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë kërkuar lirimin e tre punonjesve te stafit të ambasades të ndaluar në Turqi.

Rritja e shqetësimit te investitorëve lidhur me ceshtjet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara,një partner I madh tregtar, kanë cuar liren turke në rekordet me te uleta dhe  kane goditur aksionet lokale dhe profilin e riskut të borxhit të Turqisë.

“Kisha një bisedë konstruktive me homologun tim dje. Kam bërë të qartë se ka kaluar koha që pastori Brunson të jetë i lirë dhe të lejohet të kthehet në Shtetet e Bashkuara dhe që të tjerët që mbahen nga Turqia po ashtu të lirohen gjithashtu,” Pompeo u tha gazetarëve në Singapor.

“Unë shpresoj që në ditët në vijim do të shohim se kjo do te ndodhe”.

Duke folur pas takimit të premten, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha: “Sigurisht që nuk mund të presësh që të zgjidhen të gjitha çështjet në një mbledhje të vetme, por kemi rënë dakord të punojmë së bashku, të bashkëpunojmë ngushtë dhe të mbajmë dialogun në periudhen e ardhshme.”

Ai gjithashtu i përshkroi bisedimet si shumë konstruktive.

Brunson është akuzuar për mbështetjen e një grupi që Ankaraja fajëson për orkestrimin e një grushti shteti të tentuar në vitin 2016. Ai mohon akuzat, por përballet me 35 vjet burg.

Ai ishte në një burg turk për 21 muaj derisa u transferua në arrest shtëpiak javën e kaluar. Të martën, një gjykatë kundërshtoi ankesën e tij për t’u liruar nga gjithshka gjatë procesit të tij.

Ai u akuzua se ka ndihmuar mbështetësit e Fethullah Gulen, një klerik me bazë në USA,per të cilin autoritetet turke thonë se ka udhëhequr përpjekjen e grushtit të shtetit, në të cilin u vranë 250 vetë. Ai u akuzua gjithashtu për mbështetjen e militantëve kurdë të PKK-së të jashtëligjshëm.Guleni i mohon akuzat.

Turqia ka bere përpjekje që Gulen të ekstradohet nga Shtetet e Bashkuara qe prej dy vjetesh.

I pyetur nëse çështja kërcënon anëtarësine e Turqisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Pompeo tha: “Turqia është një partner i NATO-s me të cilin Shtetet e Bashkuara kanë shume qëllim të vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim”.

Uashingtoni dhe Ankaraja janë gjithashtu në kundërshtim mbi luftën Siriane, planin e Turqisë për të blerë mbrojtje raketore nga Rusia dhe denimin nga ana e SHBA për një drejtues të bankës shtetërore turke me akuzen e goditjes mbi sanksionet e Iranit këtë vit.

Veritas.com.al/