SHBA-të i shkruajnë kreut të prezencës së misioni të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Përmes një letre SHBA falënderon OSBE për rolin që ka luajtur në vendin tonë, si dhe e inkurajon këtë mision për asistencën që i duhet dhënë Shqipërisë për çështje si zgjedhjet, ekstremizmi dhe korrupsionit.
Në letër përmendet se korrupsioni dhe kriminaliteti mbeten pengesa për prosperitet në Shqipëri. Po ashtu përmendet edhe faktin se ish-ministri Tahiri është nën hetim nga Prokuroria si i implikuar në mbështetje të trafikantëve të drogës.
Letra:
“Ambasador, si ju, ne e pranojmë se mbetet shumë punë për t’u bërë. Korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitet në Shqipëri. Prokurori i Prokurorisë së Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të marrjes në punë dhe shkarkimit të ppërkrahësve partiakë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR. Në njërin nga rastet, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës. Z. Ambasador, duke iu drejtuar këtyre dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit.” – shkruhet ndër të tjera në letrën drejtuar Borchardt.
Veritas.com.al/