Ambasada amerikane në Tiranë dënon dhunën e përdorur nga deputetë të PD, një ditë më parë në seancë plenare.

Përmes një deklarate, ambasada thekson se është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlament.

“Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë.” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

Të ngjashme

Kallëzohen në SPAK 23 deputetë të PD/ Zjarri në Kuvend, Policia administron provat e dhunës

Kallëzohen në SPAK 23 deputetë të PD/ Zjarri në Kuvend, Policia administron provat e dhunës

Zjarri, PS kërkon ndëshkim/ Komisioni i Etikës pritet të vendosë masë disiplinore për 24 deputetët e PD

Zjarri, PS kërkon ndëshkim/ Komisioni i Etikës pritet të vendosë masë disiplinore për 24 deputetët e PD

Dhuna në parlament/ Ministri Hoxha: Do referohet në SPAK!  Çdo akt vandalizmi i ndëshkueshëm ligjërisht

Dhuna në parlament/ Ministri Hoxha: Do referohet në SPAK! Çdo akt vandalizmi i ndëshkueshëm ligjërisht

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *