
Albin Kurti e ka çuar përfundimisht Kosovën drejt greminës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë. Njoftimi eshte dhene nga Ambasada amerikane në Prishtinë.
Në një njoftim në Facebook, Ambasada tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
Ambasada amerikane ne Kosove e ka nje emer te qarte per arsyet e ketij veprimi.
Mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta të përbashkëta nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit kujdestar Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”
Kjo eshte goditja e fundit e shba-ve ndaj qeverise ne detyre Kurti, pas paralajmerimeve te vazhdueshme per te mos tensionuar me tej marredheniet dypaleshe, qe kane rene ne veshin e shurdhet te Albin Kurtit qe po vepron mbi interesat e tij personale dhe deshires se pakufizuar per te qendruar ne pushtet.
Nje dite me pare kryenegociatori i Kosoves Besnik Bislimi dhe ai i Serbise Petar Petkovic ishin ne Bruksel ne nje tjeter tentative te deshtuar per te ndezur motorret e dialogut, nga i cili SHBA-ja hoqi dore pergjithmone.
Komente