Një shpërblim prej 1 milion dollarë për informacion mbi djalin e udhëheqësit terrorist të Al-Qaeda-s Osama bin Laden ishte ofruar të enjten nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

Vendndodhja e Hamza bin Ladenit ka qenë subjekt i spekulimeve për vite me radhë me raporte për të që jeton here në Pakistan, Afganistan, Siri ose nën arrest shtëpiak në Iran.

Ai kurrë nuk ka kërkuar të refuzojë nocionet e terrorit Islamik global të përkrahur nga babai i tij dhe ka shprehur për një kohë dëshirën për tu hakmarrë kundër Shteteve të Bashkuara, duke i kërkuar xhihadistëve të sulmojnë në çdo rast.

“Hamza bin Laden është djali i ish kreut të vdekur të AQ-s Osama bin Laden dhe po del si një udhëheqës në ekskluzivitetin e AQ”, tha një deklaratë e Departamentit të Shtetit, duke iu referuar Al-Qaeda-s.

Departamenti i Shtetit tha se do të ofrojë 1 milion dollarë për informacionin që çon në vendndodhjen e tij në çdo Vend.

Letrat nga Osama bin Laden të sekuestruara nga kompleksi i tij treguan se ai e kishte ushqyer Hamza-in, që mendohej të ishte djali i tij i preferuar, për ta zëvendësuar atë si udhëheqës të al-Qaeda-s.

Në 2017 ai u shfaq në mënyrë të shkurtër në një video 10-minutëshe që paraqiste imazhe të sulmeve terroriste në mbarë botën duke përfshirë disa në Izrael. Terroristi i lindur në Arabine Saudite inkurajonte Muslimanët në “Amerikë, Perëndim dhe Palestinën e pushtuar” për të kryer sulme te vetmuara atje ku ata janë në vend qe të udhëtonin në Lindjen e Mesme.

“Dijeni se ndëshkimi për hebrenjtë dhe te krishterët aty ku jeni te pranishëm është më shqetësues dhe i ashpër për armikun”, thotë ai, sipas videos, e cila u shpërnda nga krahu i mediave te al-Qaeda-s si Sahab dhe u postua në YouTube.

Kjo nuk ishte hera e parë që Hamza bin Laden përpiqet të mbledhe ndjekesit e babait të tij të vdekur. Siç raportoi Breitbart Jerusalem,i vetë-deklaruari “princ i kurorës i xhihadit”, bëri një thirrje të ngjashme në 2016.

Ne atë rast ai vlerësoi sulmet me thika nga palestinezët kundër izraelitëve dhe u bëri thirrje Muslimanëve nga e gjithë bota që të bashkohen me luftën për të mbrojtur Jerusalemin, duke i nxitur ata që të “marrin pjesë në intifadën” e vëllezërve të tyre palestinezë duke “vrarë Hebrenjtë dhe duke sulmuar interesat e tyre kudo.”

Veritas.com.al/