
Para se Gjykata Kushtetuese të marrë vendim lidhur me ngërçin institucional në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një deklaratë të rëndësishme nga e ngarkuara me punë, znj. Anu Prattipati.
Në deklaratën e shpërndarë nga Ambasada, Prattipati thekson se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbështeten në një vend që nuk arrin të formojë institucionet bazike të qeverisjes. Ajo paralajmëron se kjo situatë e vazhdueshme politike në Kosovë mund të ketë pasoja serioze ekonomike, përfshirë largimin e investitorëve amerikanë.
“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner tek i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht”, deklaron Prattipati.
Komente