Shtetet e Bashkuara pret që Shteti Islamik (ISIS) të përdorë armë kimike të papërpunuara si një përpjekje për të zmbrapsur ofensivën e Irakut mbi Mosul, thanë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara; por duke shtuar se aftësitë teknike për të ndërtuar të tilla armë janë shumë të kufizuara.

Forcat e shteteve të Bashkuara kanë filluar që rregullisht të mbledhin copa raketash me qëllim që agjentët kimik të shikojnë cilat janë mundësitë e tyre. Muaj më parë Shteti Islamik ka përdorur agjentin mustard.

Në një incident të pashpallur, Shtetet e Bashkuara njoftuan për prezencën e sulfurit mustard të gjetur në copat e municionit të Shtetit Islamik më 5 Tetor, sipas një zyrtari tjetër të Shteteve të Bashkuara. Shteti Islamik ka vënë në shenjestër forcat lokale, jo trupat e koalicionit me shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara nuk beson se Shteti Islamik deri më sot, ka qenë i suksesshëm në zhvillimin e armëve kimike, sidomos me efekt vdekjeje, gjë që nënkupton se armët konvencionale janë akoma më të rrezikshmet për avancimin e forcave irakiane dhe kurde.

Agjenti sulfur mustard mund të shkaktojë dëmtime në lëkurë dhe në mushkëri. Në doza të ulëta, sidoqoftë, nuk mund të shkaktojë vdekje.\

/ Reuters- Veritas.com.al/