Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë forcuar masat ndaj korrupsionit. Departamenti i Thesarit ka vendosur që të marrë masa të reja ndaj emrave të zhytur në afera, duke goditur politikanët e korruptuar, bandat kriminale dhe këdo tjetër që përdor kompani të ndryshme për të fshehur apo pastruar para në SHBA.

Ambasada Amerikane në Tiranë, njofton se Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet L. Yellen shpalli një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave.

Po ashtu ka pasur një mesazh dhe nga ambasadorja Yuri Kim. “Ky rregull do të çojë akoma më përpara punën për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit – si në vend ashtu edhe në mbarë botën”, tha ajo. Fakti që ambasada njoftoi rregullin e ri dhe reagoi Yuri Kim, duket se është një mesazh dhe për funksionarët shqiptarë të zhytur në afera.