Departamenti i Shtetit për sigurinë e brendshme: “Rregulli i ri do të sigurojë që ata që kërkojnë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, përkohësisht ose përgjithmonë, mund të mbështeten ekonomikisht tek vetja dhe nuk do të jene te varur nga përfitimet publike”
Nga: Andrea Riva
Sipas New York Times, administrata amerikane ka njoftuar një shtrëngim të lëshimit të green card të reja për migrantët që përfitojnë nga përfitimet publike si ndihma ushqimore, mjekësore apo strehimi. Sipas gazetës amerikane, ky vendim mund të prekë miliona njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Për NYT, “masa nuk do të ndikojë në shumicën e emigrantëve që kanë marrë tashmë green card, por druhen se ata që tashmë kanë statusin e rezidentit të ligjshëm do të ndalojnë se përdoruri përfitimet publike për të mbrojtur statusin e tyre“. Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit për Sigurinë e Brendshme, lexojmë se rregulli i ri “do të sigurojë që ata që kërkojnë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, përkohësisht ose përgjithmonë, mund të mbesin ekonomikisht te pavarur dhe nuk do të varen nga përfitimet publike”.
Veritas.com.al/