Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo ka vlerësuar Danimarkën mes një grindjeje publike mbi Greenlandën që e bëri presidentin Trump të anulojë një vizitë në këtë vend.
Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm Danez, Jeppe Kofod, zoti Pompeo “shprehu vlerësimin për bashkëpunimin me Danimarkën’si një aleat i Shteteve të Bashkuara.
Zoti Kofod mirëpriti ‘bisedimet vëllazërore, miqësore dhe konstruktive”.
Kjo erdhi pasi zoti Trump tha se kryeministre e Danimarkës ka qenë ‘e papranueshme’ kur ka refuzuar idenë e tij për blerjen e Greenlandës.
Mette Frederiksen e ka quajtur ambicien e Trump për blerjen e territorit autonom Danez si një ‘absurd’. Ajo tha se ishte ‘e zhgënjyer dhe e surprizuar’ që Trump ka anuluar vizitën.
Udhëtimi i Trump ishte planifikuar për në 2 Shtator, sipas ftesës së Mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II.
Departamenti i Shteteve të Bashkuara tha se zoti Pompeo dhe zoti Kofod kishin një bisedë miqësore telefonike ditën e Mërkure rreth ‘shtyrjes’ së udhëtimit të Presidentit.
VERITAS.COM.AL/