Presidenti Donald Trump, ka ndaluar operacionin ushtarak amerikan për të shoqëruar anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit pas më pak se 48 orësh. Megjithatë, ai tha se një bllokadë amerikane e porteve iraniane do të mbetet në fuqi.
Trump tha se e mori këtë vendim pas një kërkese nga Pakistani, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes SHBA-ve dhe Iranit, sepse “është bërë përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare” me Teheranin.
Mediat shtetërore iraniane e përshkruan këtë lëvizje si një “tërheqje” pas “dështimeve të vazhdueshme” të Trump-it për të rihapur këtë rrugë ujore jetike për transportin global.
Pak para njoftimit të Trump-it, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte thënë se ofensiva fillestare SHBA-Izrael në Iran, operacioni “Epic Fury” kishte “përfunduar” pasi objektivat e saj ishin arritur.
Komente