(Pesë vjet më parë partia populiste mungonte në të gjitha parlamentet e vendit. Sot, përkundrazi, i ka pushtuar të gjitha. Ndërkohë, sondazhet rrezojnë Koalicionin e Madh)/

Nga: Aurora Vigne/

Avancimi i pandalshëm i AfD-se në Gjermani vazhdon. Partia e ekstremit të djathtë fitoi më 14 tetor Landin më te pasur në vend, përkatësisht Bavaria, dhe të dielën tjetër do të jetë në fakt kthesa e Hesse.

Do te jene kështu 16 nga 16 parlamentet në të cilat AfD është i pranishëm. Një tërmet i bukur politik, me pak fjalë. Sidomos në se mendon se deri 5 vjet më parë populistët e së djathtës ekstreme ishin të përjashtuar nga të gjitha parlamentet rajonale.

Votimi në Hessen, si ai ne Bavari, po bën të dridhet përsëri Kancelarja Merkel . Sondazhet e Koalicionit te Madh, në fakt, regjistrojnë një rekord të ri. Sipas sondazhit të botuar sot nga “Politbarometer” i kanalit të dytë publik Zdf, Cdu / Csu e kancelares Merkel rrëshqet edhe një pike tjetër përqindjeje ne 27%, ndërsa Spd e Andrea Nahles bie në 14%, duke humbur edhe tre pikë. Në thelb, nëse votohet sot për rinovimin e Bundestagut, nuk do të ishin numrat për të konfirmuar aleancën aktuale qeveritare.

Jo vetëm kaq: socialdemokratët do të ishin gjate ne nivelin më të ulët të historisë së tyre, me një rënie prej mbi 7 pikë krahasuar me shifrat e zgjedhjeve të një viti më parë. Bumi i të Gjelbërve vazhdon, i cili rritet në preferencat e votuesve me 3 pikë deri në 20%: në thelb do të stabilizohet parakalimi i Spd-së, duke i dhënë ambientueseve palmen e partisë së dytë në Gjermani në rang kombëtar, si në Bavari .

Veritas.com.al/