Administratori i Agjencisë së Mbrojtjes së Ambientit në Shtetet e Bashkuara, Scott Pruitt, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, përmes vërshimit të akuzave për një drejtim të keq. Zëvendës- drejtori i Agjencisë (EPA- Environmental Protection Agency) do të kryejë detyrën e Pruitt.
Presidenti Donald Trump njoftoi të Enjten pasdite se ka pranuar dorëheqjen e Pruitt dhe së zëvendësi i tij, Andreë Ëheeler do të marrë përgjegjësitë e Pruitt si drejtor i komanduar i EPA, duke nisur që ditën e hënë.
Trump çmoi punën e Pruitt në Agjenci si ” të jashtëzakonshme”, duke shtuar se ” Unë gjithnjë do t’i jem mirënjohës për këtë”.
Veritas.com.al/