(FOTO: Rainer Deville dhe një koleg i tij, në Tiranë)/

 

Nuk po alarmohet bota kot së koti; droga në Shqipëri mund të blejë jo vetëm votues të varfër, jo vetëm deputetë e politikanë të vendit, por edhe misionarë të Perëndimit. Ardhja e presidentit Trump në skenën botërore, nuk s hët një rastësi, por një domosdoshmëri për të “tharë moçalin” (dry the sëamp)

Shefi i EUROLIUS në Tiranë, një gjerman për të cilin u mburr edhe zonja Merkel në konferencën e fundit, është tërhequr menjëherë në Bruksel për t’i komunikuar shkarkimin nga detyra.

“Në këtë moment ne jemi informuar në rrugë informale për pezullimin e tij, por gjasat janë që zoti Deville të jetë shkarkuar nga detyra”, – tha burimi që nuk donte të identifikohej.

Këto dit u bllokua Reforma në drejtësi dhe Vettingu, sepse Opozita dhe Gjykata Kushtetuese kapën në flagrancë ligjin e Vetingut dërguar në Komisionin e Venecias që nuk ishte ai ligj që ishte miratuar në Kuvend. Shefi i Misionit tha: “Ou, kam gabuar në përkthim!”.

Zoti Deville e mbaronte zyrtarisht mandatin e tij si Shef i misionit EURALIUS në Gusht të vitit 2017. Misioni EURALIUS është një entitet i Bashkimit Evropian i cili ndihmon Shqipërinë  në jurisprudencë, për reformat ligjore dhe kushtetuese.

Rainer Deville dhe misioni që ai drejtonte ka pasur rol të dorës së parë në procesin e reformës në drejtësi. Zoti Deville u bë objekt debatesh kur u citua në media duke thënë se reforma në drejtësi do të sillte si rezultat largimin e 400 prokurorëve dhe 400 gjyqtarëve. I gjendur ngushtë nga buja e deklaratës së tij, më vonë ai tha se fjalët e tij ishin keqkuptuar.

Zoti Deville cilësohej nën zë nga opozita si një burokrat i BE-së që ka mbështetur synimet e kryeministrit Rama për reformën në drejtësi. Këtë javë Gjykata Kushtetuese dërgoi për të dytën herë në Venecia një version të përkthyer me korrektime të ligjit për Vetingun.

/Veritas.com.al/