Njoftohet se një nga minierat e kromit e Tropojës ka pësuar shembje në thellësi të galerive sot në mëngjes.

Njoftimet e deritanishme tregojnë se një nga punonjësit ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Miniera e Lajthizës që ka pësuar shembjen, ndodhet në afërsi të fshatit të njohur Kepenek.

Ndihma e parë ndaj të plagosurve është dhënë nga minatorët e pranishëm, ndërsa drejt vendit të ngjarjes është nisur ambulanca dhe policia.

/Veritas.com.al/