Pavarësisht se Shëngjini u përfshi nga flakët për disa ditë rresh, vizitorët nuk kanë munguar.
Dikur se situata pas zjarreve në Shëngjin po kthehet në normalitet. Disa pushues kanë zgjedhur të shijojnë plazhin e Shëngjinit, duke u shprehur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Mbas shiut përherë del dielli, shpresoj që çdo gjë të jetë në rregull. Situata është normalizuar për momentin. Edhe në Florida morën flakë vilat dhe u kthyen në normalitet. Për momentin këtu është qetësi, nuk ka asnjë problem.”, u shpreh një pushues.
Një tjetër pushuese u shpreh se çdo gjë është kthyer normalitetit. “Nuk ndiejmë ndonjë shqetësim, ndihemi të qetë, çdo gjë shkoi mirë. Qetësia është prezente. Çdo gjë sot është normale, na vjen keq për situatën por çdo gjë është në rregull. Po shijojmë këto ditë që na kanë mbetur”, u shpreh pushuesja.