Qindra e mijëra punonjës federal nuk do të mund të raportojnë për punë ditën e Hënë, derisa lufta në Senat t’i japë fund mbylljes së qeverisë.

Mbyllja e qeverisë nisi në mesnatën e të Premtes, kur ligjvënësit dështuan që të merren vesh për një vazhdim të financimit federal.

Përpjekjet për të arritur kompromisindështuan edhe të Shtunën pasdite.

Vota për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë është shtyrë deri në mesditë (17:00 GMT) të të Hënës, gjë që do të thotë se deri në atë moment zyrat e qeverisë do të jenë të mbyllura.

Senati ka mbajtur një sesion të rrallë gjatë fundjavës, në një përpjekje për të arritur marrëveshje për javën e punës që vjen.

Por ka vetëm pak sinjale për kompromis, ndërsa senatorët Demokrat dhe Republikan fajësojnë njëri tjetrin.

Veritas.com.al/