Ndonëse vendi është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme, nuk pritet të goditet edhe nga cunami. Kjo pasi nuk ka pasur ndonjë lajmërim për dallgë të frikshme. Shqipëria nuk është e rrezikuar nga cunamet, dhe nuk ka pasur asnjë lajmërim për dallgë të frikshme.

Mediat britanike kanë sqaruar disa detaje për lexuesit, të cilat i kanë marrë nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, që konsiderohet më i miri. Citohet fakti se Shqipëria nuk ndodhet në Unazën e Zjarrit, me aktivitet të vrullshëm sizmik. Rreth 90 për qind e të gjithë tërmeteve ndodhin në Unazën e Zjarrit.

“Shqipëria nuk është në Unazën e Zjarrit, një unazë famëkeqe në bazenin e Paqësorit, me aktivitet të vrullshëm sizmik. Rreth 90 për qind e të gjithë tërmeteve ndodhin në Unazën e Zjarrit. Megjithatë, aktiviteti sizmik mund të ndodhë kudo, dhe Shqipëria ka përjetuar tërmete në të shkuarën”.

Siç shihet në hartën e mësipërme, Shqipëria është pranë linjës së pllakës tektonike që kalon poshtë Italisë. Duke e bërë rajonin të ndjeshëm ndaj lëkundjeve”.

15 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja. Është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë, si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Aktualisht gjithë shteti ndodhet në Durrës.

Tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

VERITAS.COM.AL/