Pas seancës plot tensione dhe përplasje fizike, deputetët socialistë kanë nisur të firmosin kërkesën për përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 7 kolegëve opozitarë që janë përgjegjësit për kaosin e krijuar.
Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi.
Tensioni i seancës u transferua këtë të martë në Komisionin e Ligjeve. Protagonist u bë përsëri opozitari Bledion Nallbani, i cili në seancën e së hënës tentoi të godasë me grusht socialistin Vullnet Sinaj.
Opozita pasi kërkoi fjalën akuzoi kryetaren e Komisionit Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren e Kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes.