Shifra finale e të vdekurve nga orteku i Italisë mbetet 29, pasi trupat e mbetur u nxorën jashtë gërmadhave të hotelit që u godit nga një peshë prej disa tonë borë, thanë zjarrfikësit të Ënjtën.

Zjarrfikësit publikuan shifrat pas një jave kërkimesh në hotelin e izoluar Rigopiano në Italinë Qendrore. Nëntë persona janë nxjerrë të gjallë në ditët e para të kërkimeve.

Kryeministri  Paolo Gentiloni i justifikoi vonesat e “keqfunksionimit” që në përpjekjet e para të shpëtimit pasi autoritetet lokale lëshuan alarmin mbi ortekun. Por Gentiloni tha në Parlament të Mërkurën se tani nuk është koha që të gjejmë “dashin e kurbanit”.

Prokurorët thanë se sipas autopsisë mbi gjashtë trupat e parë tregohet se shumica e tyre vdiqën nga traumat fizike për shkak të shembjes së hotelit, dhe disa për shkak të shenjave të hipotermisë dhe asfiksisë.

Në fjalimin para Parlamentit, Gentiloni theksoi se stuhia e paprecedent e borës së ra deri në dy metra thellësi, ra e tëra brenda 72 orësh në hotelin e izoluar; e cila u ndoq nga një tërmet 4 ballësh që goditi Italinë qendrore.

Rrëshqitja e borës në ortek shkaktoi një peshë prej 60,000 ton borë, shkëmbinj dhe pemë të shkulura që nga maja mbi resort. Orteku zuri 40 veta brenda në Hotel, ku ndodheshin edhe katër fëmijë. Dy persona u larguan dhe kërkuan ndihmë, por perfekti i Pescara e injoroi alarmin duke menduar se ishte një shaka.

Operacionet e shpëtimit u vunë në rrugë dy orë me vonesë, dhe u deshën tetë orë për anëtarët e parë të shpëtimit që të arrinin në vend, në këmbë, sepse rrugët ishin zënë komplet.

Gentiloni iu tha deputetëve se një hetim penal ka nisur dhe se shpejt do të dalin përgjegjësitë.

/Veritas.com.al/