Nga: L. Skiro/

Anëtarë të grupit parlamentar të PD u shtangën teksa pritej të fillonte mbledhja sot. Deputetët e kësaj partie janë ca të vjetër e ca të rinj, por të rinjtë janë të përzgjedhur jo nga fusha politike.

Agron Shehaj është një biznesmen nga Vlora, i përkëdhelur sa nga të majtët e sa nga të djathtët. Por ai nuk ka idenë e normave në politikë, as në hierarkinë e shoqërisë.

Ca ditë të kaluara, duke u përpjekur të shërbejë ndaj kryetarit Basha, iu sul deputetëve ‘armiq’ të PD, Patozi dhe Bregu. Tregojnë se nuk kishte për ta mbyllur gojën po të mos i çonte fjalë vetë Basha e t’i thoshte: “Mjaft më se na nxore bojën! Nuk më bëhet mirë mua ashtu siç bën ti”

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar tentoi përsëri të luajë servilizmin ndaj kryetarit Basha.

Këtë desh ta bënte duke iu afruar sa më shumë karriges ku ishte ulur kryetari. Hodhi një sy në sallë, afër Bashës, dhe pikasi një karrige me vetëm një deputet mes tij dhe Bashës. Ishte vetëm Paloka dhe pas tij vinte Basha. Nuk pyeti për asgjë tjetër, veç u gëzua që ‘ndonjë budalla’ kishte lënë bosh atë karrige ‘perlë’.

U ul dhe nisi të shkundej me sy nga Basha, si për t’i thënë “ja ku më ke!”. Mirëpo Basha, në vend që t’i jepte isharete dashurie, u nxi në fytyrë. Të tjerët u shtangën. Deputeti Shehaj po shikonin se të gjithë deputetët e vështronin si të kishte ardhur në mbledhje me ndonjë njollë, ose, bie fjala- me pantallona të grisur.

Shehaj shikoi rrotull e rrotull. Dikush i bëri me shenjë “çohu!”, dhe ai u çua. Në atë çast pa që ish kryeministri dhe ish kryetar i PD, Berisha po vinte të ulej në karrigën që Shehaj e gjeti ‘bosh’. Ajo ishte karrigja e Berishës në mbledhjet e grupit parlametar.

Tani nuk dihet nëse Shehaj do ta riparojë dot gabimin e dytë ndaj kryetarit Basha, apo do të bëjë gabimin e tretë…

Veritas.com.al/