Shënim: Veritas/
Të dy deputetët e Kuvendit, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e mandateve, kur i shikon në fort të kallin frikë: Koka të mëdha, të rruara si mafiozët e ditës, tërë tule, nuk dinë të flasin- gjë që të frikëson se mund të flasin me grykën e armës…
Ja, shikojini Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën. Njërin e ka zgjedhur PDIU në Elbasan, ndërsa tjetrin e ka zgjedhur me dorë LSI në Berat. Si të kishin shkuar partitë në popull e të kishin kërkuar: “Ore, a njihni ju ndonjë hajdut të shkathët, që të vjedhë fort, por nuk e kapin dot”. Në fakt, afërisht kështu kërkojnë tani partitë. Fjalë për fjalë kërkojnë: “Na duhet ndonjë që të mbledhë vota, të ketë para, të ketë trima pas vetes dhe të mos ketë shumë tru në kokë”.
Këta të dy deputetë kanë dy legjislatura që zgjidhen deputetë të Kuvendit. Madje janë dalluar mes kolegësh për afërsinë që kanë me udhëheqjen e lartë të shtetit. Aqif Rakipi (Qifja) i Elbasanit është shumë i njohur për privilegje shtetërore. Para pak muajsh vrau me makinë një 40 vjeçar mu në autostradë, dhe asnjë ‘gjemb’ në këmbë nuk i hyri. Vetë kryeministri tregoi kujdes n organet e hetuesisë- dëshmojnë lajmet.
Mund të zgjidheshin edhe për disa legjislatura, sepse i plotësonin kushtet për të qenë në Kuvend: Të fortë, injorantë, të trashë në kokë, të rruar, servilë me udhëheqjen dhe traktorë me të tjerat…
Mirëpo Italia dërgoi lajm se i kërkonte pasi kishin vjedhur disa rraqe në shtetin italian.
Gledion Rahovia raportohet nga Italia se kërkohej për vjedhjen e një dyqani. Ai mendoi se shpëtoi, pasi atëherë i kishte vënë vetes edhe emër tjetër: Kusta Mima. Për arsye të trimërisë ‘Kusta’ i trembej edhe emrit të vet. Mirëpo nuk mundi të ndryshojë gishtat, shenjat e gishtave e tradhtuan.
Ndërsa ‘Qifja’ i Elbasanit është kapur duke prurë në Shqipëri plaçka të vjedhura, nga Italia. Edhe ky e kishte ndryshuar emrin, por jo gishtat. Emrin e kishte bërë ‘Skënder Ejylbegaj’.
Problemi më i madh mbetet pasi të dorëzojnë mandatet. Atëherë të gjithë fqinjët duhet të ruajnë plaçkat që nderin në tela dhe pulat në kotecë. Se këta, me siguri, nuk e harrojnë zakonin e vjetër.
Veritas.com.a/