Ish kryeministri Sali Berisha publikoi në Facebook disa foto nga spitali ku përfunduan 140 simpatizantë të Partisë Demokratike, nga mitingu i djeshëm. Në një prej tyre duket irritimi i lëkurës në duar, ndërsa tek të tjerë ka skuqje dhe fryrje të syve. Berisha i referohet një mesazhi, kur thotë se gjithçka ka qenë e organizuar nga policia.

Mesazhi i qytetarit digitalb:

“Persh z.Sali Berisha ndigjova lajmin qesharak te tullumbacit sipas te cilit lenda toksike erdhi nga tullumbacet.Me disa foto ju tregoje se ne cfar se cfar demtimsh u shkaktuan tek pjesmarresit helmi nga ajo qe ndodhi mbreme ne mitingun e PD , shpresoj qe te gjenden sa me pare autoret dhe te vihen para drejtesise.

Sado qe rilindja ne panik te madhe per vehte te mundohet te na ndaloje ne do te vazhdojm perpara drejt nje fitoreje te sigurt !!!”