Ish presidenti i Izraelit, Shimon Peres është vënë nën një regjim intensiv të kujdesit shëndetësor pas një goditjeje serioze, thanë zyrtarë të shëndetësisë.
Shefi i Qendrës Mjekësore Sheba, në Tel Hashomer, ku po trajtohet Peres, tha se Shimon Peres “humbi shumë gjak” pas goditjes që pësoi.
Ai është shtruar dhe po merr frymë vetëm përmes një respiratori, tha zyra e tij.
Në Janar, ai kaloi me sukses një operacion në të njëjtin spital ku përballoi një atak në zemër.
Zoti Peres ka kryer disa teste pasi arriti në spital të Martën, dhe një vlerësim tjetër do të kryeht pas disa orësh.
I biri i ish- Presidentit, Chemi, tha se familja po kalon “orë të vështira”.
“Unë jam optimist. Unë kam besim të madh te babai im. Ai është një person unik. Dhe lutem me gjithë zemër, së bashku me familjen time, se gjërat do të përmirësohen që nga kjo pikë ku ndodhen”, tha ai.
“Shimon, ne të duam dhe mbarë kombi po uron për shërimin tënd të shpejtë”, shkroi në tweeter kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Shimon Peres është lauruar me çmimin “Nobel për Paqe”.
/ Sipas BBC/