![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/05/1683703215_e.jpg)
Komunikimi për shit-blerje votash për Partinë e Lirisë ka vënë në pranga një 52-vjeçar dhe një tjetër është vënë nën hetim. 52-vjeçar i identifikuar si Kristo Agalliu, është arrestuar dhe Agron Duro, 61 vjeç po hetohet në gjendje të lirë.
‘100 mijë lekë është turp. ia marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, c’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, thotë banori.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.