Nga: Mark Zefi/

-Requem për dy viktimat, vëlla e motër Filopati, në Mirditë-

Sot ju dhame lamtumiren e fundit dy luleve rinore vella e moter Vledison e Esmeralda Filopati.

Kush i kishte njohur keto dy krijesa model, nga cdo plan i karakterit njerzor, produkt i nje familje te urte, te thjeshte dhe tejete te edukuar, por edhe gjith qyteti i Rreshenit e pothuajse e gjith Mirdita e me larg, kane shkelur ne oborrin e babajt te ndjereve, Fran Filopati, ne lagjen Zme, vetem 1.5 m larg qytetit Rreshen, ne fashatin Koder-Rreshen, ne keto dy dite ceremonie mortore, per ngushullime.

Vdekja eshte e hidhur ne cdo moshe e rrethane. E verteta se keta dy te ri, ishin modele qe transmetonin ne gjith kuptimin e fjales njeri, shembull per tu permendur, si per dashurine, thjeshtesine, moralin, urtesine dhe vullnetin e pathyeshem te tyre per te shpene jeten perpara me pune, ndershmeri e sakrifica si dhe prindrit e tyre Fran e Nushe Filopati, beri qe numri i pjesmarresve ne kete dhimbje te ishte i pazakonte, ndoshta mbi 7-8 mije vete.

Por edhe vdekja nga breshirte e automatikut vetem 3 metra nga dera e hyrjes se shtepise se tyre, pa asnje faj apo shkak sado te vogel, ishin arsyet qe u perlot gjith Mirdita e me larg nga kjo tragjedi kurrë ndonjehere e degjuar, jo vetem ne kete fshat shembull uniteti e mirkuptimi, por ne gjith krahinen, perse jo edhe ne gjith Shqiperine.

Nje perbindesh me trup ne trajte njeriu, nga fshati Zejmen i Lezhes, dhunues ekstrem per 10 vjet radhazi i bashkeshortes, i denuar me 6 muaj burg ne vitin 2017 per kanosje me automatikun qe mbante pa leje, te bashkeshortes, me ligjet “demokratike ” te nje shteti i cili kriminelet i ka patur ortake ne keto 30 vite postkomuniste, duke i perdorur si mjet per te realizuar rotacionin e pushtetit, me pas i divorcuar si i pandreqeshem, 3 vite mbas divorcit merr automatikun dhe vjen per te “fituar” dashurine e humbur nga skizofrenia e tij patologjike, pa koment as dialog. “Ose eja me mua ose vdis”, duke lene te vdekur nenen e tre vajzave te mitura, qe ishin edhe te tija, dhe te vellan e Esmaraldes, Vledisonin i cili po e shoqronte per ne shtepi mbas orarit te punes.

Shiu nuk lagte, sot ne diten e percjelles per ne banesen e fundit.

Madje edhe cadrat fort rralle u pane te ngritura. Ishin lotet e gjith pjesmarresve ne kete dhimbje te pa permasa, qe lagnin dhe drunjezonin ndjenjat e njerezve, duke bere keshtu qe efekti i shiut te dendur qe binte, te mos ndjehej. Per Vledisonin dhe Esmaralden, mbetet vetem ti lutemi Zotit ti shendroje ne drite qe te percjellin miresi ne jeten e pasosur. Prinderve dhe te afermeve ju dhashte Zoti force per te perballuar kete djimbje qe edhe gurin do ta ndante ne dyshe, po ti binte. Eshte rasti te percillet nje urim edhe per te gjith pjesmarresit ku bej pjese edhe une me te afermit e mi. – Mos lenshi djal pas, ne se ka prirje te behet perbindesh si vrasesi i Esmaraldes dhe Vledisonit . Por vlen edhe nje urim per gjyqtaret, avokatet dhe drejtuesit e sistemit te drejtesise, qe jane majmur e vazhdojne te majmen me parate e krimineleve per te shpetuar ndeshkimit te ligjit, duke perfituar denime simbolike ne kembim te pagesave ne te holla, si vrasesi i Esmaraldes e Co : – Femijet tuaj, paqin fatin e zi te engjuve Vledison dhe Esmeralda Filopati.

Veritas.com.al/