
Policia ka ndërmarrë një aksion në qytetin e Fierit duke vënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarve është dhe ish-nënkryetarja e bashkisë, Adela Hysenaj, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Gjithashtu, me masa arrest shtëpie janë lënë dhe dy drejtorë të Tatim-Taksave të institucionit dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Fierit.
Sipas prokurorisë, këta persona, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë.
Komente