Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës me 104 vota pro. Ndërkohë 7 deputetë kanë votuar kundër dhe 1 ka abstenuar. Gjithashtu një fletë votimi ka rezultuar e pavlefshme.

Pas miratimit të raportit, deputetët do të votojnë me kuti pë shkarkimin e kreut të shtetit.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të gjetjeve të hetimit, kreu i këtij komisioni, Alket Hyseni tha se presidenti me veprimtarinë e tij ka kryer disa shkelje të rënda të kushtetuese, duke cenuar rëndë parimin e ushtrimit të  sovranitetit nga ana e popullit dhe është sjellë arbitrarisht me pushtetin.

Ndërkohë, shkarkimi kërkon shumicë të cilësuar prej 94 votash, çka mazhoranca e majtë mund t’i sigurojë vetëm nëse këtë nismë do e mbështesin edhe deputetët e opozitës.

Vendimi i Kuvendit më pas duhet të shkojë për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohen minimalisht 5 vota që ai të miratohet dhe që përfundimisht Ilir Meta të largohet nga detyra e kreut të shtetit.

VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.