Gjykata Kushtetuese vijon sot seancen e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në seancën e së martës u trajtua pjesa e kërkesave të Presidencës dhe përfaqësuesve të Kuvendit, ndërkohë që Kushtetuesja rrëzoi kërkesat e Metës për dorëheqje ose shkarkim të gjyqtarëve apo edhe që të rivotohej shkarkimi edhe nga Parlamenti i ri.

Seanca ka nisur në orën 10:00, ndërsa mëngjesin e sotëm Meta ka reaguar me një mesazh ‘të koduar’ në Facebook, ku ka shpërndarë një video në të cilën shpjegohet se si gjithçka, talent, sukses, dashuri, bëhen zero pa pasur karakterin që është i pari.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan sot Meta ne rrjete sociale.