Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit thotë se shkarkimi i drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha, nga detyra, është bërë me propozimin e saj.
“Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Pas këtij lirimi MEKI do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të TK. Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional”.
Me zbardhjen e vendimit, MEKI do të komandojë si drejtues të përkohshëm të Teatrit Kombëtar zotin Indrit Çobani.
Komente