Komisioni i Vettingut ka shkarkuar nga detyra e gjyqtares, Shefkie Mataj (Demiraj), e cila është edhe gjyqtarja e fundit që ka marrë pjesë në procesin gjyqësor të Gërdecit.
Vendimi është marrë nga anëtarët e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.Shefkie Demiraj u paraqit 2 ditë me radhe para KPK për t’u njohur me rezultatet e hetimit për të tre kriteret. Komisioni i Vettingut ka konstatuar se gjyqtarja nuk justifikon plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash një shtëpi tre kate + papafingo në Tiranë ndërtuar gjatë periudhës 1998-2012, me sipërfaqe rreth 461 m2 dhe me vlerë të deklaruar 20 milionë lekë.
Komisioni i Vettingut konstatoi gjithashtu edhe pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2014, kundrejt çmimit 950 mijë lekë, ndërsa vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e pyeti gjyqtaren se si ka mundësi që Ministria e Shëndetësisë i kishte akorduar rreth 30 mijë SUD për kurimin e djalit.
Gjyqtarja dha shpjegime të hollësishme dhe prapësoi çdo konstatim rëndues të trupit gjykues.
Shefkie Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit.
Në mars të vitit 2012, 4 vite pas tragjedisë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dha vendimet për 29 të pandehurit e dosjes Gërdecit, duke shpallur 7 prej tyre të pafajshëm.
Trupi gjykues, ne ate kohe per Gerdecin, përbëhej nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkie Demiraj.