Ambasada amerikane ka reaguar përmes një postimi të shkurtër në Twitter pas shkarkimit të Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara, si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në postim.

Vendimi për shkarkimin e Nanos është marrë pas mbledhjes së ministrave, ndërsa u bë publike nga vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili shkarkimin e Gledis Nanos e ka lidhur me mos përmbushjen e objektivave të vendosur.

Gledis Nanos thuhet se fillimisht iu kërkua dorëheqja, por duke qenë se nuk pranoi, ai u shkarkua.

Nano konsiderohej si një njeri që kishte mbrojtjen amerikane.