Pas përmbytjeve të shumta, Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni dhe drejtori i KESH, Benet Beci, kanë analizuar situatën në Shkodër.
“Prurjet janë 3000 metra kub në sekondë në të gjithë kaskadën. Është në nivelet më të larta historike. Jemi përgatitur gjatë gjithë kohës që të kemi mundësi të menaxhojmë këtë situatë, besoj se e kemi në kontroll situatën, përsa i përket shkarkimeve nga kaskada dhe ai që është më i rëndësishmi është nga Vau i Dejës. Shpresojmë në merakun që kemi është e diela në darkë dhe e hëna në mëngjes, e cila për ne po mundohemi të krijojmë pak rezervë, kemi mundësinë të menaxhojmë situatën e të hënës.Moti nuk i dihet por mendojmë se situatën e kemi në kontroll, sepse këto janë raste shumë ekstreme. Shpresojmë ta mbajmë kështu situatën”, shprehet drejtori i KESH, Benet Beci.
VERITAS.COM.AL