Arben Ceni, administrator i njësisë Ana e Malit është i pari që është shprehur  se ‘Shkodra mund të marrë edhe autonominë”.  Me sa duket kjo ide ka qarkulluar në publik gjatë ditëve të vështira të përmbytjeve kur qeveria ka lënë në harresë tërë rajonin e Veriut. Përmbytja e deritanishme në Nënshkodër e qytetin e Shkodrës izoloi nga uji 500 shtëpi, përmbyti rreth 50 banesa e mbi 5 mijë ha tokë.

“Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë, kështu do shkojë puna. 3 hidrocentralet janë në Qarkun e Shkodrës, kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri dhe Ballkan po ta marrim si radhitje. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë për të qenë të varur” ka thënë administratori i njërës nga zonat e Shkodrës, Ana e Malit.

“Domethënë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne vendin tonë si Shkodër, të paktën të mos ia vëmë fajin kujt. Pse ta vëmë në siklet Kryeministrin. Ai të vazhdojë të punojë me Vjosën me Semanin, të mos merret me Drinin e këto”, ka shtuar zoti Ceni

Veritas.com.al/

Image