Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njofton se institucionet arsimore do të mbyllen deri më 23 mars.
Ndërsa urdhri për mbylljen e shkollave është dhënë nga kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen e jashtëzakonshme
“U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.
Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.
Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.
Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;
• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.
Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp.”, shkruan Besa Shahini në Facebook.
Veritas.com.al/