Të paktën 64 vetë humbën jetën prej serisë së tërmeteve që goditën të hënën Japoninë. Trupat e shpëtimit po kërkojnë intensivisht për të mbijetuar.
Ka shkuar në 64 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrimtar në Japoni dy ditë më parë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupa të tjerë të pajetë nën rrënojat e ndërtesave.
Ky konsiderohet tërmeti më vdekjeprurës në Japoni deri më tani, që nga viti 2016.
Në rajonin e goditur nga tërmeti, temperaturat janë shumë të ulëta ndërsa për orët në vijim janë parashikuar reshje të dendura të shiut.
Mbi 33 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa në shumë zona të tjera ka mungesë të energjisë elektrike dhe të ujit.
Kryebashkiakët e qyteteve më të prekura nga tërmeti i kanë bërë thirrje qeverisë për të shpërndarë ndihma sa më shpejt dhe të pastrojnë rrugët, shumë prej të cilave janë bllokuar gjë që ka vështirësuar dërgimin e ndihmave ushqimore.
Tërmeti me magnitudë 7.6 goditi gadishullin Noto pasditen e së hënës.
Enti Meteorologjik paralajmëroi për këtë javë për tërmete të tjera të forta, sidomos gjatë dy ose tri ditëve të para pas lëkundjeve tepër të forta në ditën e Vitit të Ri.