
LEZHË- Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidentit i një nate më parë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të fshatit Dajç.
Në aksident u përfshinë një automjet me të cilin udhëtonin një familje dhe një trajler, ndërsa viktima kanë mbetur një 56-vjeçare dhe një 63-vjeçar.
Ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra.
Po ashtu kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë, që ndodheshin në automjet, mes tyre një fëmijë 3 vjeçar.
Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e trajlerit, i cili rezulton me banim në Serbi. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Dita e mërkurë ishte një ditë e përgjakshme. Shtatë persona humbën jetën në aksidente të ndryshme, mes tyre dhe një turiste nga Holanda, e cila u rrëzua nga një shkëmb në Himarë
Komente